Mediat e huaja po gëlojnë me lajmin e muajit.
Mësohet se me 28 shkurt në orën 22:00 do të nis emisioni më i ri ku producente do të jetë Kim Kardashian dhe në rol kryesor make-up artisti i saj, shqiptari Mario Dedivanoviq .
”Glam Masters” do të quhet emisioni i ri i cili do të jetë një tip “reality show”.
Kurse ekspertët e grimit të famshëm në You Tube, Kandee Johnson dhe Zanna Roberts Rassi do të shërbejnë si gjyqtarë.
Në rrjet ka dalë edhe traileri i emisionit ndërsa artisti shqiptar Dedivanoviq është shprehur shumë i lumtur në një postim në Instagramin e tij ku shkruan: “O Zot! Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që po e ndaj këtë eksperiencë që ka të bëjë me kompeticion bukurie! Hyra në këtë projekt i pasigurt, pak i frikësuar dhe nuk e kisha idenë çfarë të prisja” Nëqoftëse jeni fans të make up-it ky do të jetë emisioni juaj i preferuar”.
Sukesese Mario!
Diskutime rreth kësaj post