Televizioni zyrtar i Juventus-it ka kërkuar falje, pasi një nga prezantuesit gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë tha se donte të zhdukte Inter-in nga ky planet dhe t’i mbante nëpër kanale.
Sandro Pello, presidenti i komunikimit të Juventus, bëri këto komente në kanalin zyrtar të televizionit:
“Shpresoj t’i varros, t’i zhduk nga ky planet, të zhduk edhe shpresën më të vogël që kanë duke pretenduar se janë bërë një ekip i vërtetë.
Ata duhet të mbeten në kanale, aty ku kanë qenë në vitet e fundit, duke u fshehur në errësirë.”
Pello e kuptoi gabimin e bërë dhe shfrytëzoi Twitter-in për të kërkuar falje.
“Shumë interistë ishin të inatosur nga komentet e mia, po ashtu edhe disa juventinë.
Isha duke bërë shaka, ishte një moment euforie dhe shakaje, por mbase e ekzagjerova.
“Kërkoj falje. Do të shihemi në fushë të shtunën.”
Diskutime rreth kësaj post