Ashtu siç është bërë tashmë traditë, edhe këtë fundvit Tirana ka ndezur dritat e pemës gjigande, si për të lajmëruar hyrjen zyrtarisht në atmosferën e festave.
Qindra qytetarë ishin të mbledhur në sheshin “Skenderbej”, aty ku dhe është i vendosur bredhi i festave.
Atmosfera në sheshin “Skënderbej” është zbukuruar me lodra për fëmijë dhe një sërë kabinash që ofrojnë shërbime të ndryshme.
Tashmë edhe Tirana u bashkohet kryeqyteteve të tjera në mbarë globin, që kanë hyrë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Diskutime rreth kësaj post