Teksa situata e përmbytjeve që pushtoi gjithë vendin fundjavën që lamë pas po shkon drejt normalizimit, tani mesa duket fokusi do të zhvendoset drejt zonave malore dhe kodrinore.
Sipas Emergjencave Civile fillimisht në zonat e thella malore vëmendja do të përqëndrohet për shkak të situatës së rreshjeve të borës që mund t’i bllokojnë këto zona.
Një tjetër rrezik shumë serioz në zonat malore dhe kodrinore është edhe rrëshkitja e dherave.
Nga rrëshkijta e tokave rrezikohen si shtëpitë, por edhe rrugët që mund të bllokohen, e favorizuar kjo edhe nga shpyllëzimi masiv që ka ndodhur vitet e fundit.
Emergjencat Civile bëjnë thirrje për vëmendje të qytetarëve për të shmangur çdo fatkeqësi.
Diskutime rreth kësaj post