Moti i kthjellët por i ftohtë dominon të gjithë territorin shqiptar përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë vranësira lokale. Pjesa e dytë e ditës vijon nën ndikimin e motit të kthjellët deri në orët e mbrëmjes kur vransëira kalimtare shfaqen në zonat Lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime gjatë orëve të mëngjesit por një rritje me 2-3°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës, më e ndjeshme rritja në Veri dhe Qendër. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor-Verior duke gjeneruar në det dallgëzim deri 3 ballë.
Europa
Ishujt Britanikë dhe Europa Veriperëndimore duke përfshirë edhe vendet e Balltikut, dominohen nga vranësira të fuqishme me rrebeshe shiu dhe stuhi ere dhe dëbore. Po ashtu, ekstremet Verilindore dhe Juglindore të Europës mbeten nën ndikimin e reshjeve të shpeshta të shiut e dëborës.
Ndërsa thuajse e gjithë Europa Jugore dhe pjesërisht gadishulli Skandinav, dominohen nga mot i kthjellët por temperatura shumë të ulëta.
Diskutime rreth kësaj post