Alopecia është një sëmundje nga e cila bien flokët, që ndodh si rezultat i një sistemi imunitar të personit.
Therese Hansson nga Malmo e Suedisë, zbuloi se ajo vuan nga kjo sëmundje që prej moshash 14-vjeçare.
“Isha e re në atë kohë dhe më së shumti u shqetësova se ishte kancer, pasi që normalisht është gjëja e parë që mendoni kur shihni se po i humbni flokët. E di që kjo humbje e flokëve ndodh vetëm pas kimioterapisë”, tha ajo për Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Pas mësoi shkaktarin e vërtetë të humbjes së saj të flokëve, ajo u përpoq të luftonte me të. Duke qenë një adoleshente në atë kohë, ajo kishte pasiguri rreth pamjes.
“Vetëm familja ime e dinte, por pas rreth një viti fillova t’ju tregoja miqve të mi të ngushtë. Ishte një sekret i madh për mua dhe isha shumë e ndjeshme nëse dikush e vinte re ose më pyeste diçka për flokët”.
Përfundimisht, me mbështetjen dhe inkurajimin e miqve të saj më të mirë, ajo filloi ta donte kokën tullace dhe lejojë të shkëlqejë bukuria e saj.
Vendimi për heqjen e parukës (ndonëse ende i mban ato herë pas here) është çliruar personalisht dhe profesionalisht. Ajo është bërë një modele dhe ju mund ta shihni në fotot më poshtë ku ajo duket absolutisht mahnitëse.
Diskutime rreth kësaj post