Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, dhe deputeti i Partisë Demokratike, Mylsym Murrizi kanë debatuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24 për përmbytjet në vend.
Por gjatë debatit, deputeti demokrat Myslim Murrizi i ka kujtuar ministrit tw bujqësisë Niko Peleqshi kohën kur ka qënë kryetar i Partisë Demokratike në Korçë, duke thënë më pas se Peleshi ishte larguar se përse nuk e kandidoi PD për kryetar Bashkie.
Peleshi: Deri në 2013 jeni marrë me pasojat dhe dëmshpërblimet nuk i keni dhënë. Shqipëria ka filluar të merret me shkakun pas 2013.
Murrizi: Po flisni si Enver Hoxha në 38. Nga 91 deri më tani ne kemi qeverisur 13 vite kurse ju 14 vite. A ke ardhur nga PS në këtu.
Peleshi: Po nga PS kam ardhur, po të isha i PD-së nuk do guxoja të vija.
Murrizi: Ke qenë ti në krye të Partisë Demokratike, por të ngeli qefi për një kryetar bashkie.
Peleshi: Kam qenë para doktorit, sa erdhi ai ikëm të gjithë ne pastaj.
Murrizi: Po ke qenë por nuk të vunë kandidat për bashki dhe ike. Tipe tipe është kjo punë , unë nuk e kapërcej ylberin, se nuk e kam qef, jam frikacak ti që e ke qef kaloje.
Deputeti demokrat akuzoi qeverinë se ka harxhuar 600 mln euro për palma e pllaka guri.
Ndërsa nga ana e tij, ministri iu përgjigj prerë duke i thënë se ato para janë shpenzuar për Rilindjen Urbane që kanë ndryshuar të gjithë Shqipërinë.
Murrizi: 600 mln euro harxhuat për palma e pllaka guri,
Peleshi: E di çi thonë aq? Mos e ke fjalën për Rilindjen Urbane që ka ndryshuan të gjithë Shqipërinë. Mos u fut aty se të bëj copë.
Murrizi: Për atë pra e kam
Peleshi: Duhet të investuar më shumë.
Murrizi: Po ndihmo hallexhinjtë mo
Peleshi: Për hallexhinjtë ka buxhet më vete.
Murrizi: Ke thënë ministria e bujqësië do të bëjë 4.5 km argjinaturë
Peleshi: Në janar të vitit 2018 do të detajohen investimet, dhe do të bëhen aty ku ka më shumë nevojë atdheu.
Përmbytja/ Debati në studio, deputeti demokrat-Peleshit: Unë po ti them me shifra, ti ke qenë vetë aty apo…
Për situatën e përmbytjeve është duke u diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”.
Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka debatuar me ministrin e bujqësisë Niko Peleshi për hektarët e përmbytur, dhe për shkakun e përmbytjeve.
Murrizi thekson se përmbytja në Tiranë, autostradën Durrës – Tiranë dhe në Tërbuf nuk u përmbytën nga lumenjtë por nga mos pastrimi i kanaleve kullues.
Debati:
Peleshi: Se ke kuptuar mirë ministren.
Murrizi: Mos ishte në gjumë.
Peleshi: Mos ishe ti në gjumë.
Murrizi: Përmbytja e Tiranës, autostradës, Tërbufit , ka kaluar 1 mijë hektarë të përmbytur dhe nuk janë përmbytur nga lumenjtë. Po të tregoj se ti e ke shkrirë bordi kullullimit të Lushnjës nuk ekziston e mbylle drejtorinë e çove në Fier.
Peleshi: Nëse do të flisnim nesër në këtë orë do të shikojë që nuk do të kishte më asnjë hektarë të përmbytur.
Murrizi: Po sa duron gruri i përmbytur o Niko, nuk e di çfarë zanati ke. Nuk shkon më shumë se 72 orë fara e grurit.
Peleshi: Nuk janë as 1 mijë as 400 sa flitet në media.
Murrizi: Unë po ti them me shifra i ke apo jo, apo di sa të kanë thënë ata. Bllokimi i autostradës, bllokimi i rrugës në Mërrtisht deri në Ferras erdhi prej mos ndërtimit të urave nga mospastrimin e kanaleve kulluese.
Peleshi: Siç janë pastruar kanalet tani nuk janë pastruar për 25 vjet. Divjaka dhe Fieri nuk u përmbytën. Gjanica u pastrua, ajo e përmbyste Fierin.
Murrizi: Divjaka është tokë ranore nuk përmbytet mos e ngatërro.
Diskutime rreth kësaj post