Kryeministri Edi Rama është takuar këtë pasdite me kreun e Këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Donald Tusk e vlerëson takimin si mjaft pozitiv, ndërsa kërkon të mbahet ritmi i reformave.
“Të mbahet ritmi në reformat e sundimit të ligjit për të përparuar në rrugën drejt BE”, shkruan Tusk në “Twitter”.
Mësohet se Tusk i është shprehur Kryeministrit Rama se BE vlerëson procesion e refomave. “Ndërkohë reformat tuaja të guximshme, shembull për rajonin. Jemi në të njëjtën anë. Bashkëpunimi dhe bisedimet tona për të ardhmen europiane. Ju keni vetëm miq në Bruksel. Rikonfirmoj se vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë e të guximshëm të reformave”.
Për takimin ka bërë një postim edhe Kryeministri Rama. “Në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili vlerësoi ecurinë e reformave kurajoze në Shqipëri si një shembull pozitiv për krejt rajonin”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post