Ekzekutohet me arme zjarri një shqiptar ne France dhe plagoset rende nje tjeter.
Ngjarja ka ndodhur në Haute-Savoie në Francë. Viktima dhe i plagosuri janë të dy shqiptarë, raporton “Le Parisien”.
Sipas mediave franceze qe citojne policine lokale, ngjarja mund të jetë një larje hesapesh për trafikun e drogës.
Ngjarja ndodhi të shtunën, më 2 dhjetor 2017 rreth orës 19, ku policia e Haute-Savoie u lajmerua se po ndodhte një sherr i dhunshem në zonën e Epagny Metz-Tessy.
Kur mberriten ne vendngjarje policia gjeti një burrë me origjinë shqiptare të plagosur rëndë nga plumbat i cili nderroi jete disa minuta pas mbërritjes në spitalin e Annecy.
Me pas u raportua per një shtetas te dytë shqiptar te plagosur edhe ai me armë zjarri.
Emrat e shqiptareve nuk behen me dije.
Diskutime rreth kësaj post