Dashi
Dashi: një lidhje pasionante mes shenjash zjarri. Janë konkurrues, por edhe socialë, sepse për ta është e rëndësishme të lidhin interesat dhe vlerat e tyre. Demi: Një lidhje frustruese. Energjitë e tyre janë të ndryshme për të shkuar në një ritëm. Mes tyre ka romancë dhe pasion, ç’ka mund t’i mbajë të lidhur me njëri-tjetrin. Binjakët: Janë mes sfidash. Dashi është njeri aksioni, ndërsa Binjakët mendimtarë. Ata kanë nevojë për dashuri reciproke, ndryshe distancat mes tyre do të zgjaten. Gaforrja: sunduar nga Hëna, Gaforret mund të jenë shumë të ndjeshme për Bricjapin, duke i marrë komentet dhe veprimet e tyre shumë seriozisht. Luani: Si shenja zjarri, janë në sinkron, mirëkuptohen mes tyre dhe kanë inteligjencën si kod komunikimi. Lidhja mes tyre është ideale. Virgjëresha: Ky mund të jetë një bashkim i vështirë. Janë dy shenja që nuk kanë simpati mes tyre, ndaj nuk këshillohet një raport. Peshorja: Ka një mungesë harmonie të dukshme mes tyre, aq sa edhe dhuratat më të bukura nuk mund të bashkojnë Dashin me Peshoren. Akrepi: Pasioni që i lidh ata ka shumë mundësi të krijojë një dashuri të ndërsjellë mes tyre. Gjithsesi, nuk ka vend për sekrete, mund ta provoni. Shigjetari: Këto dy shenja zjarri në dashuri janë si magnet. Kur fillojnë e flasin, ata e kuptojnë se janë në qiellin e shtatë. Bricjapi: Bricjapi dashuron emocionet dhe bashkë me Dashin janë të aftë të rrëzojnë malet, veç për të arritur qëllimin. Ujori: Ky është një takim dashurie, i përsosur për t’u martuar. Asnjëherë mos dyshoni tek një lidhje dashurie mes tyre, sepse janë ideale. Peshqit: Dashi mund të jetë shumë i nxituar, por Peshqit janë ndjeshëm. Do të krijoni një lidhje interesante, por që në fund do t’ju bëjë me dhimbje zemre.
Demi
Dashi: Mund të jetë frustruese. Energjitë e tyre janë të ndryshme dhe lëvizin në një ritëm të ndryshëm. Por ka romancë dhe pasion, i cili mund ta mbajë atë gjallë. Demi: Dy gabime në dashuri! Komodë dhe të dashur; aq sa shpesh nuk kanë nevojë për njëri-tjetrin. Binjakët: Binjakët mund të jenë të forte, ndërsa Demi i nënshtruar dhe tej mase solid. Rrallë i kundërvihen njëri-tjetrit, por për asgjë nuk mund të bëhen bashkë. Gaforrja: Pak nga pak, këto dy shenja tregojnë më shumë për veten dhe se mund të ndërtojnë një lidhje të thellë dashurie. Luani: Nuk ka asnjë tërheqje mes tyre, pasi problemi i tyre qëndron gjithnjë te vendosmëria dhe roli udhëheqës. Virgjëresha: Si dy shenja toke ato kanë shumë të përbashkëta dhe e kuptojnë mirë njëri-tjetrin. Ata ndajnë tipare të njëjta për një dashuri të përsosur! Peshorja: Duke qenë se janë dy shenja në Venus, ato garantojnë harmoni dhe ekuilibër për të pasur gjithçka duan, për një të ardhme të sigurt. Akrepi: Shenja të kundërta; por disa herë edhe mund të përshtaten. Kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje. Mund të jetë elektrizuese, por me turbulencë. Shigjetari: Kurrë mos thuaj kurrë, edhe pse këto dy shenja ecin në rrugë të ndryshme. Po të shihni botën e tyre, do të kuptoni se kanë nevojë për mirëkuptim dhe ndjeshmëri. Bricjapi: Dashuria, admirimi, respekti dhe mirëkuptimi, janë ato që udhëheqin në jetë keto dy shenja, ndaj mund të takohen shumë mirë. Ujori: Ato mund të mësojnë nga secili nëse janë në një marrëdhënie. Ujorit i pëlqen të jetë i pabindur, ndërsa Demi është i fortë dhe i qëndrueshëm. Peshqit: Romantikë në zemër. Mund të ndajnë një dashuri të thellë dhe të qëndrueshme. Një dashuri pa kushte që inkurajon shumë njëri-tjetrin.
Binjakët
Dashi: Ka shumë sfida mes Dashit dhe Binjakëve. Ata të dy kanë nevojë për dashuri, ndaj kjo është mënyra e vetme për të fshirë të gjitha barrierat mes tyre, ç’ka forcon raportet. Demi: Shumë rallë ata mund të tërheqin fort njëri-tjetrin, por nëse kjo ndodh, ka shumë shance që të jetë një histori e bukur dashurie, plot emocione dhe të papritura. Binjakët: Ata mund të jetojnë mes tyre të lumtur e të gëzuar përjetësisht, sepse kanë të njëjtat interesa dhe janë tejet gazmorë. Gaforrja: Në përgjithësi ndajnë të njëjtat vlera, e sidomos pasionin për jetën dhe mirëqënien, ndaj kanë nevojë të përshtaten së bashku. Luani: Si rregull i përgjithshëm, Binjakët preferojnë të jenë në prapaskenë, ndërsa Luanët duan arenën. Një papajtueshmëri e cila nuk ka të ardhme. Virgjëresha: Ka një lidhje të fortë mes tyre, sepse ata udhëhiqen nga dija dhe intelekti. Binjakët duan lirinë, Virgjëresha karrierën. Peshorja: Nuk mund të gjendet mirëkuptimi mes dy shenjave të ajrit, por kjo nuk do të thotë që nëse e provojnë, mund të gjëjnë harmoninë. Akrepi: Ky mund të jetë një bashkim i vështirë. Binjakët janë natyrë misterioze, dhe Akrepi i urren sekretet. Nëse besimi mes tyre është thyer, ajo do të jetë e vështirë të ndreqet. Shigjetari: Edhe pse duket sikur nuk ka asnjë të përbashkët mes tyre, ajo që ka rëndësi mes dy shenjave është respektimi i hapësirës personale. Bricjapi: Binjakët janë drithërues dhe plot energji, ndërsa Bricjapi plot energji, shoqëruar me një aureolë misteri. Ujori: Të dyja shenjat e ajrit mund të ecin paralelisht shumë mirë në një lidhje të fortë dashurie. Peshqit: Nuk do ta besonit, por mes këtyre shenjave ka një pajtueshmëri të dukshme intelektuale, por kur vjen puna tek ndjenjat gjithnjë ka nevojë për një kompromis.
Gaforrja
Dashi: Nën pushtetin e hënës, Gaforrja e sheh me ndjeshmëri Dashin, aq sa i sheh me seriozitet vendimet që merr. Është nga ata që sheh të dy anët e medaljes. Demi: Pak nga pak ata arrijnë të tregojnë më shumë për veten, duke ndërtuar një lidhje të thellë dashurie. Binjakët: Ata i bashkojnë shumë vlera, duke e filluar nga një miqësi të fortë, e cila pak nga pak tejkalon kufijtë. Gaforrja: Dy gaforre janë të kujdesshëm në zgjedhjet e tyre, ndaj përpiqen të ndërtojnë ndjenjat sa më afatgjatë, drejt një marrëdhënie të palëkundur. Luani: Kjo përballje nuk realizohet pa kompromis. Luani është lideri, por Gaforrja e thotë gjithmonë fjalën e fundit. Një dashuri e sinqertë, që kalon çdo sfidë. Virgjëresha: Një raport që ka dashuri dhe tërheqje, ndaj është një marrëdhënie e sigurt. Të dy ndajnë vlera të forta, edhe pse nuk marrin me lehtësi përgjegjësitë e tyre. Peshorja: Që të dy kanë një dashuri për kulturën dhe të bukurën, por kur dy botët e tyre takohen, jo doemos punojnë njësoj. Akrepi: Dy shenja uji që flasin të njëjtën gjuhë. Dashuri, pasion dhe stil jetese. Një lidhje e thellë që karakterizohet nga përkushtimi e kujdesi reciprok. Shigjetari: Nuk mund të ketë dallime mes tyre. Kur gaforrja lëndohet, të njëjtën dhimbje përjeton dhe Shigjetari. Kjo ndjenjë bazohet në miqësinë e fortë. Bricjapi: Shenja të kundërta, por që takohen shpesh. Respektojnë me mirëkuptim njëri-tjetrin, ndaj një histori dashurie mes tyre shihet me optimizëm. Ujori: Gaforrja ndjen me zemër, Ujori me kokë. Asgjë nuk është e pamundur mes tyre, duke krijuar bindjen se flaka mund të ndizet në çdo çast. Peshqit: Janë shenja uji, ndaj mes tyre ekziston një lidhje natyrale dhe e bukur shpirtërore. Një dashuri shpirtërore që zgjat gjithë jetën.
Luani
Dashi: Si shenja zjarri, ato sinkronizohen qartë, ndajnë të njëjtën botë dhe e kuptojnë atë sipas mënyrës së tyre. Në horizont një dashuri e fortë. Demi: Në përgjithësi nuk u pëlqejnë aventurat e shkurtra, kërkojnë shokun e jetës, por edhe mund të nxitohen në një lidhje. Binjakët: Ata duan lojë të vazhdueshme, nuk u pëlqen të kenë një lidhje ku ekzistojnë vazhdimisht grindja, problemet dhe mosmarrëveshjet. Gaforrja: Ecuria e lidhjes tënde me Luanin varet nga gjendja shpirtërore ku ndodhet ai në periudhën e njohjes suaj. Luani: Megjithëse duket i prapë dhe i paqëndrueshëm në jetën dashurore shfaqet erotik dhe entuziast. Nëse bie në dashuri, kërkon diçka afatgjatë. Virgjëresha: Ka gjasa të jetë një përballje e vështirë. Luani do të marrë kontrollin, ndërsa Virgjëresha nuk merr urdhra nga askush. Mbi çdo gjë, vlerësojnë inteligjencën. Peshorja: Ky duet dinamik di të shkëlqejë gjithmonë. Ata kujdesen për njëri-tjetrin dhe mund të kalojnë një kohë të gjatë bashkë. Akrepi: Shenja të forta dhe plot pasion; ato garantojnë në një lidhje një eksperiencë të fuqishme dhe të paharruar. Shigjetari: Të dy shenja zjarri, që e kuptojnë njëri-tjetrin. Një partneritet i mrekullueshëm. Pasionantë, por dhe konkurrues. Bricjapi: Nëse qëllimet e tyre janë të theksuara, ato mund të dashurohen çmendurisht, përndryshe nuk ka asnjë mundësi të jenë bashkë, qoftë edhe për disa çaste. Ujori: Në fakt ata janë të mahnitshëm nëse krijojnë një lidhje mes tyre, duke treguar pikësëpari përkushtim, ndaj konsiderohet një histori plot emocione. Peshqit: Vetëm pas tremujorit të parë të lidhjes suaj, nuk do të keni asnjë arsye të dyshoni tek Luani, e nëse e ka marrë lidhjen seriozisht, gjithçka që ju pret do të jetë një aventurë e bukur.
Virgjëresha
Dashi: Ky mund të jetë një bashkim i vështirë, sepse të dy kanë natyra krejt të kundërta mes tyre. E nëse ndodh diçka, të jeni të sigurt që nuk do të zgjasë. Demi: Këto shenja toke kanë një marrëveshje mes tyre: e kuptojnë njëri-tjetrin. Ndajnë të njëjtat tipare dhe duan përsosmëri. Binjakët: Mund të shkoni shumë mirë bashkë nga ana seksuale, të ndani pasionin, por nuk do të thotë se e shihni veten bashkë. Gaforrja: Aty ku ka dashuri, marrëdhënia është e sigurt, ndaj ky raport ka gjasa të jetë emocionues. Luani: Mënyra më e mirë për t’u përballur është të mos e marrësh seriozisht. Që t’i fitosh zemrën, mjafton të keni një rreth shoqëror dhe të komunikoni shpesh. Virgjëresha: Një histori e mbushur me harmoni edhe dramacitet. Kujdes kur zgjidhni partnerin, mund t’ju qëllojë një Luan që nuk zbutet lehtë. Peshorja: Ushtrojnë një tërheqje tek njerëzit që i rrethojnë falë inteligjencës depërtuese, por me Virgjëreshën, jo çdo gjë është kaq e thjeshtë. Akrepi: Nuk mund të ketë një lidhje të thellë mes tyre, por nuk dihet se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura, pasi ata mund të ndërtojnë një raport të fortë. Shigjetari: Magjik në shumë nivele dhe tejet vizionar, ndërsa Virgjëresha orientohet pas detajeve. Ata mund të nxisin një raport të bukur dhe solid. Bricjapi: Me siguri e dini se Bricjapi është njeri me parime, i pëlqen tradita, ndërsa Virgjëresha është njeri që i kushton rëndësi seksit dhe eksperiencave. Ujori: Nuk është se mes tyre ka një magjepsje nga ato të përrallave: nëse Virgjëresha është e rregullt, Ujori jeton në kaos. Me siguri do të jetë diçka e paparashikueshme. Peshqit: Të kundërtat mund të tërhiqen. E nëse lidhja e tyre magnetike është mjaft e fortë, të dy do të jetojnë në një qiell të kaltër me diell.
Peshorja
Dashi: Janë të rezervuar dhe nuk pranojnë ndërhyrje në jetën private. Arrijnë të gjejnë harmoni mes tyre, e cila mund të ngrihet mbi lirinë ndaj njëri-tjetrit. Demi: Si çdo Dem ata dëshirojnë gjëra konkrete dhe kënaqësi, por me Peshoren, ato fitohen, nuk dhurohen. Binjakët: Ata dinë të magjepsin me çdo kusht, ndaj edhe duan një lidhje të balancuar, ku pak mjafton për t’u ndier mirë. Një dyshe që jeton në harmoni. Gaforrja: Një lidhje e vështirë e mbushur plot peripeci, e cila në fazat e tjera, do të jetë më e plotë, ndaj nëse jeni të këtyre shenjave, ja vlen të provoni. Luani: Një çift i cili mund të shkëlqejë jo vëtem në aspektin intim, por edhe në jetë. Ata kujdesen për njëri-tjetrin dhe krijojnë lidhje të forta. Virgjëresha: Ky bashkim mund të duket mire, por në fakt e vërteta është se filli i hollë dhe i ndjeshëm e ndan dashurinë mes tyre. Peshorja: Fatin e këtyre dy shenjave e kanë vendosur yjet. Ata bien në dashuri shpesh dhe i pret përpara një jetë e lumtur, pa pasur nevojë për të tjerë. Akrepi: Doni të dini një kuriozitet? Peshorja dhe Akrepi nuk janë veçse plotësuesit e njëri-tjetrit. Thënë ndryshe, dy në një. Shigjetari: Ka një tërheqje të fortë mes këtyre dy shenjave, përpos faktit se Shigjetari është shumë i pavarur në një marrëdhënie, sesa Peshorja e cila shpreson në jetë. Bricjapi: Kur qëllimet janë të njëjta dhe kur të dy punojnë bashkë, ata mund të marrin të njëjtat fruta. Kujdes! Lejoni tekat dhe kokëfortësitë. Ujori: Edhe këto dy shenja ajrore flasin të njëjtën gjuhë. Komunikojnë më shumë si shokë skuadre, sesa të dashuruar, ndaj edhe ndihen të lumtur. Peshqit: Miq shumë të mirë, por edhe të dashur të përsosur. Marrin të njëjtat nisma të cilat i çojnë deri në fund bashkërisht.
Akrepi
Dashi: Sepse Dashi nuk ka dëshirë të ëndërrojë gjëra të pamundura, sheh gjithçka prej së largu, madje edhe helmin që mund të falë një Akrep kapriçoz. Demi: Nuk ka pikë dyshimi që bëjnë pjesë në katerogorinë dashuri-urrejtje, por gjithsesi fakti që duan të dominojnë, nuk e bën të pamundur takimin mes tyre. Binjakët: Shenjë ajri e dominuar nga Mërkuri, e cila ndaj Akrepit karakterizohet nga dyzimi dhe natyra kontradiktore. Bashkë mund të jenë joshës. Gaforrja: Dinë të jenë dashnorë brilantë dhe plot fantazi, por është pengues dhe i fortë sensi i tyre i lirisë, i cili i bën këto lidhje të pamundura. Luani: Shpesh mëkatojnë pasi kanë siguri në vetvete, pak modesti dhe kujdes u duhet që të jetojnë krah një shenje optimiste si Akrepi, ndryshe pritet dështimi. Virgjeresha: Në një lidhje të tillë gjithçka bëhet edhe më e përsosur, duke qenë se të dyja shenjat e duan pavarësinë, ç’ka i ndihmon të krijojnë lidhje të gjata. Peshorja: Mashkulli është gati për çdo lloj aventure me një femër që i nxit fantazinë, sidomos kur femra nuk ka komplekse dhe di të komunikojë. Akrepi: Akrepi ka personalitet kompleks: autoritarë, xhelozë dhe posesivë, por kjo nuk e bën raportin e tyre të dobët, përkundrazi. Shigjetari: Mes tyre mund të gjendet balanca e përsosur nëse ata arrijnë të respektojnë hapësirat e tyre, duke jetuar të pavarur dhe të lumtur. Bricjapi: Tipa të mbyllur, por kanë edhe shpërthime impulsive, karakteristika që hasen edhe tek Akrepi, ndaj mund të ndajnë eksperienca të bukura. Ujori: Ndajnë të njëjtën tërheqje, mund të jenë çift ideal, nëse hedhin pas të shkuarën, e cila i bën të ndihen xhelozë. Peshqit: Kanë fantazi, aftësi për të dhuruar dhe suprizuar, ndaj partneri Akrep i bën të ndihem me këmbë në tokë.
Shigjetari
Dashi: Janë të dyja shenja të zjarrit dhe kanë cilësi të mira për të qenë sa më pranë, ndaj edhe raportet e tyre intime janë premtuese. Demi: Janë joshës dhe bindës në dashuri, sidomos kur janë në moshë të pjekur. Në një lidhje me Shigjetarin garantojnë besnikëri. Binjakët: Kur i japin fjalën njëri-tjetrit, ata janë të betuar deri në vdekje për një dashuri unike që mbahet mend. Mos nguroni t’i jepni fjalën një Shigjetari. Gaforrja: Ulje-ngritjet në një raport Shigjetar-Gaforre janë mëse të dukshme, për shkak të natyrës impulsive, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të krijoni një lidhje të fortë. Luani: Janë të dyja shenja zjarri që e mirëkuptojnë njëri-tjetrin. Garantojnë mbi gjithçka pasion dhe një partneritet që bazohet mbi besnikërinë. Virgjëresha: Janë magjikë në disa nivele, ndaj e jetojnë çdo fazë të dashurisë, nga njohja deri në martesë, si një eksperiencë plot të papritura. Peshorja: Simbioza mes tyre është krejt natyrale drejt një raporti solid: Shigjetari kërkon pavarësi, ndërsa Peshorja më e ekuilibruar. Akrepi: Raporti mes tyre është një aventurë. Dinë të falin shpejt dhe të ndërtojnë ura shumë të mira komunikimi. Shigjetari: Përjetësisht të lumtur pranë njëri-tjetrit. Janë optimistë në jetë, kjo falë ndikimit të vazhdueshëm të Hënës, e cila i udhëheq në jetën sentimentale. Bricjapi: Ata e shohin jetën shpirtërore si një mision, të cilit i japin kuptim vetëm përmes sprovave. Drejtohen nga sensi i përgjegjësisë. Ujori: Ndjesia që dhuron ky bashkim është i fortë dhe i papërsëritshëm. Kanë potenciale të dashurojnë gjatë dhe të dhurojnë emocione.
Peshqit: Janë të aftë të dashurojnë me mendje, trup dhe shpirt. Një lidhje e cila orientohet nga liria e ndërsjelltë. Janë jo vetëm partnerë në jetë, por edhe miq të mirë.
Bricjapi
Dashi: I pëlqejnë lojrat në çift, bëhen shpesh xhelozë, por në fund ja dalin mbanë duke pasur një lidhje të konsoliduar dhe të suksesshme. Demi: Dashuria, admirimi, respekti dhe mirëkuptimi janë disa nga parimet që udhëheqin një çift Bricjap-Dem, ndaj edhe shumica e tyre jetojnë të lumtur. Binjakët: Ata janë të paqëndrueshëm edhe në lidhjet e tyre erotike! Por, nëse ndodh që binden, ka shumë gjasa që brenda një nate të krijojnë një lidhje të shëndetshme. Gaforrja: Janë të devotshëm, romantikë dhe posesivë. Kërkojnë besnikëri. Janë të ndjeshëm dhe e shohin të domosdoshëm raportin fizik. Luani:Në dashuri thellësia e ndjenjave të tyre zgjat pak, më tej ata bëhen flirtues dhe të cekët. Ndaj është vështirë të mbash gjatë një Luan në kafaz. Virgjëresha: Ata dinë të joshin. Simpatikë dhe joshës. Kanë nevojë të mbështeten tek një person me karakter të fortë. Peshorja: Martohen të rinj, por nuk zhgënjejnë pritjet e partnerit. Gratë duan nga burri mbrojtje dhe udhëheqje, ndërsa burrat dashuri. Akrepi: Në jetën intime janë të ndjeshëm. E teprojnë me fantazinë dhe duan përjetime romantike. Megjithë flirtet, janë besnikë. Shigjetari: I duan aventurat. Nuk janë besnikë, sepse seksualiteti i tyre është dominant. Ndihen të admiruar si dhe joshin me sensualitetin. Bricjapi: Në një raport dinë të jenë elastikë, por edhe optimistë. Përjetojnë momente të bukura me të gjithë lindurit nën shenjën e tyre, sepse e dinë realisht çfarë duan. Ujori: Janë të rezervuar, më tepër mekanikë sesa pasionantë, ndaj vështirë të përshtaten. Peshqit: Në lidhjet personale janë të mirëkuptueshëm, sheshojnë çdo gjë me kompromis. E duan seksin, kanë shumë partnerë dhe vuajnë nga teprica e romanticizmit.
Ujori
Dashi: Ky është një takim i përsosur për të gjetur partnerin e duhur të cilin po e kërkoni. Asnjëherë nuk do të kaloni ndonjë moment të mërzitshëm mes të dyve! Demi: Ata mund të mësojnë secili nga njëri-tjetri, edhe pse e kanë të vështirë të takohen, ata duhen fort: Ujori dashuron egër, ndërsa Demi nuk është besnik. Binjakët: Këto dy shenja të ajrit mund të ecin lehtësisht përgjatë rrugës së jetës. Një lidhje e cila pa frikë quhet dashuri magjike dhe që do ta dëshironin të gjithë. Gaforrja: Kjo shenjë dashuron me zemër, ndërsa Ujori me kokë. Asgjë nuk është e pamundur, edhe pse mes tyre shpesh ka divergjenca. Luani: Në dashuri nuk i jepen kollaj tjetrit, sepse janë gjykatës të mirë të natyrës njerëzore dhe mund të konsiderohen të ftohtë në sjelljet e tyre intime. Virgjëresha: Në dashuri janë të brishtë dhe me partnerin duan më tepër një bashkim shpirtëror sesa material, ndaj ata mund të bashkohet lehtësisht mes tyre. Peshorja: Meshkujt zgjedhin gjithnjë gra më të mira se veten, qoftë nga pikpamja ekonomike dhe shoqërore. Akrepi: Ato hyjnë në kontakt me dashurinë me çdo qenie në univers, që arrin t’i kuptojë emocionalisht, ndaj nuk bëjnë dallime të detajuara. Shigjetari: Një Shigjetar do të ishte bashkëlojtari më i mirë dhe takimi me Ujorin stimulon aventura të reja. Bricjapi: Ka një respekt të ndërsjelltë dhe magjepsje mes tyre, por nuk mund të lidhen mjaftueshëm për një dashuri afatgjatë, sepse janë të dy egoistë. Ujori: Të dy e duan jetën, por që të dy duan të kontrollojnë jetën e gjithsecilit, duke u bërë komandues dhe posesivë. Peshqit: Mes tyre ka diçka magjike, një prekje elektrike e cila e besoni apo jo, ka gjasa të rezultojë një lidhje afatgjatë, e cila konsolidohet në çdo çast.
Peshqit
Dashi: Ata mund të jenë të nxituar, por me Peshqit janë më të ndjeshëm. Edhe pse nuk kanë ndjenjë mes tyre, kanë mundësi të jenë romantikë dhe të respektueshëm. Demi: Romantikë në zemër dhe me Peshqit ndajnë një dashuri të thellë dhe të qëndrueshme. Është dashuri pa kushte që inkurajon njëri-tjetrin në të ardhmen. Binjakët: Kjo është një lidhje shumë e pajtueshme, brenda të cilës ekziston nevoja për kompromis. Nëse doni të joshni Peshqit, shtiruni sikur nuk ju intereson. Gaforrja: Mes dy shenjave të ujit; ekziston një lidhje e natyrshme dhe e bukur shpirtërore, e cila mund të zgjasë gjithë jetën. Luani: Një angazhim intim mes dy shenjave mund të kthejë atë në një histori të mahnitshme dashurie, një romancë plot diell dhe buzëqeshje. Virgjëresha: Të lindurit e kësaj shenje kanë një vetëvlerësim të madh për aftësitë e tyre seksuale. Flirtojnë, por rrallë i konkretizojnë në lidhje fizike. Peshorja: Mund të bien lehtësisht në dashuri, por e kanë të vështirë ta mbajnë atë për një kohë të gjatë. E shohin seksin si ripërtëritje dhe nevojë fizike. Akrepi: Në dashuri kërkojnë më shumë të arrijnë një bashkim shpirtrash me partnerin, ndaj martesat e tyre mbijetojnë gjatë. Shigjetari: Fitojnë me talentin e tyre komunikues. Fantazitë i bëjnë realitet. Kërkojnë më shumë se një shtrat të mirë, ndaj krijojnë lidhje të shpeshta paralele. Bricjapi: Dashuria për ta është një pjesë e rëndësishme e jetës, por në lidhje duan të kenë një shkallë të lartë lirie. Ujori: Jetojnë në të njëjtat ujra dhe kanë mundësi të ndërtojnë një dashuri të bukur dhe që i reziston kohës. Peshqit: Fantazia e tyre për hare dhe qejf është e pakufishme, sepse duan të gëzojnë jetën dhe nuk kanë asnjë peng, ndaj lidhjet e tyre janë aq të bukura dhe ideale.
Diskutime rreth kësaj post