Dalin pamjet e sulmit ndaj ambienteve të televizionit “Zjarr Televizion”.
Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë duken dy persona me kapuç në kokë, që thyejnë gjatë natës dhe më pas grabisin zyrat e “Zjarr Televizion” në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe është denoncuar në polici.
Siç edhe duket në pamje grabitësit kanë marrë të paktën 2 kamera që ndodheshin në studio.
Ende nuk dihet se çfarë ato kanë arritur të marrin tjetër.
Pamjet e grabitjes janë bërë publike nga vetë televizioni, i cili në faqen e tij në Facebook shkruan:
“Ku po jetojmë?!
Kur grabitet një televizion i pajisur me kamera sigurie, çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë?
Grabitja nga fillimi deri në fund”.
Diskutime rreth kësaj post