Trupi dhe organet e tij punojnë gjatë gjithë kohës, edhe kur jeni duke fjetur.
Ai punon gjithashtu, në mënyrë që të përshtatet me mjedisin.
Ka disa truke që ju nuk i keni ditur për trupin:
-Mbyllni njërin sy kur zgjoheni gjatë natës, për të “gënjyer” veten dhe trupin.
Sepse kur i hapni të dy sytë në mes të natës, trupi juaj do të mendojë se është koha të zgjoheni dhe do të keni probleme të bini përsëri në gjumë.
Mbajtja e njërit sy mbyllur, kur shkoni në banjë gjatë natës, do t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt.
-Dhimbjet e kokës mund t’ju shkatërrojnë ditën.
Nëse vuani nga dhimbja e kokës, provoni të tërheqni veshin.
-Veshin tuaj merreni midis gishtit të madh dhe gishtit tregues dhe butësisht tërheqeni lart e poshtë.
Në këtë mënyrë do të lirohet një lëng në tru, që do t’jua lehtësojë sadopak dhimbjen.
-Doni të shmangni të qarën?
Në dhomën ku ndodheni, gjeni disa pika dhe ngulitni sytë vazhdimisht.
Përpiquni të përsëritni ngjyrat e atyre sendeve gjatë gjithë kohës, me mendjen tuaj.
-Ju mund ta ndaloni lemzën nëse hapni gojën dhe gëlltiteni disa herë.
-Shumë njerëz kanë frikë nga gjilpërat, transmeton shije.al. Kur shkoni tëk mjeku, kollituni disa herë, para se gjilpëra të injektohet në trupin tuaj.
Diskutime rreth kësaj post