Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka habitur me deklaratat e tij të fundit, kur tha sot se nuk merret me çështjet e kërkimit, të personave që i janë arratisur drejtësisë.
Zoti Xhafaj, i pyetur sot në lidhje me çështjen “Habilaj” dhe 3 ish-zyrtarët e policisë të cilët u arratisën vetëm pak orë para se të arrestoheshin, tha:
Pyetje: Deri ku kanë arritur kërkimet tuaja përsa u përket tre ish-drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit për çështjen “Habilaj”?
Ministri Xhafaj: Unë jua shpjegova që nuk merrem unë me çështje të kërkimit, të cilitdo që kërkohet nga Policia e Shtetit. Policia e Shtetit ka detyrën për të bërë këtë gjë dhe unë besoj që është duke e bërë.
Pyetje: A ka një bashkëpunim me ndërkombëtarët sepse thuhet se kanë dalë jashtë shtetit?
Ministri Xhafaj: T’u japim ndërkombëtarëve atë që i takon ndërkombëtarëve, mos t’ju japim edhe përgjegjësi që nuk i takojnë atyre.
Shumë faleminderit!
Diskutime rreth kësaj post