Mediat e huaja raportojnë se avionë luftarakë amerikanë, të cilët nuk kapen me radarë, kanë fluturuar mbi Korene e Veriut.
Koreja e Veriut e ka parë këtë lëvizje si një shtyrje drejt luftës.
Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se avionëve F22 i janë bashkuar edhe ata F35, të gjithë të pakapshëm nga radari dhe që shënojnë majën e teknologjisë ajrore luftarake amerikane.
Sipas “DailyStar” numri i saktë nuk dihet, por ekspertët thonë se bëhet fjalë për përqëndrimin më të madh të avionëve të përparuar të brezit të pestë në histori në Kore.
Zyrtarë nga SHBA-ja dhe Korea kanë thënë se mundësitë për luftë po rriten.
Senatori republikan Lindsey Graham i kërkoi Pentagonit që të largojë familjet e personelit ushatarak amerikan nga Koreja e Jugut.
Diskutime rreth kësaj post