Si pasojë e situatës së krijuar nga moti i keq nesër nuk do të zhvillohet mësimi në 25 shkolla të vendit për 5 ditët e ardhshme.
Përmes një njoftimi për mediat, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, bën me dije se për shkak të kushteve të vështira të motit, ku një pjesë e vendit është përfshirë nga përmbytje të mëdha.
Ministrja Nikolla tha se të gjitha orët e humbura do të zëvendësohen.
“Sigurojmë të gjithë prindërit dhe nxënësit që të gjitha orët e humbura do të zëvendësohen. Edhe në shkollat ku nesër nuk fillon mësimi sfatet nuk do të kenë pushim. Jemi duke ndjekur situatën hap pas hapi dhe duke analizuar të gjtha hapat”, tha Nikolla.
Shkollat ku nuk do të zhvillohet mësim nesër janë: 5 në Vlorë, 2 në Kamëz, 3 në Dibër, 2 në Kukës, 1 në Krujë.
Për shkollat e tjera mësimi do të vijojë normalisht.
Diskutime rreth kësaj post