Ndryshe nga herët e tjera balerina e njohur shqiptare ka vendosur të përballet me të gjithë ata që e ‘kryqëzuan’ me komente negative.
Klaudia Pepa, balerina e njohur e Tv Klan është duke zhvilluar karrierën e saj artistike si balerinë dhe tashmë si një fotomodele e zjarrtë në shtetin fqinj.
Pas divorcit me koreografin Albi Nako, ndaj saj vërshuan kritikat. Dhe jo vetëm për divorcin, cilësimin e ish bashkëshortit si ‘vëlla i madh’, por dhe për pozat e saj ekstremisht provokuese-shkruan Express.
Ka shumë nga ata që e kanë cilësuar si të ‘lëshuar nga zinxhiri’, pornostare, vulgare dhe një vajzë që farë nuk bën për lekë, etj.
Klaudia që prej flimit të debatit ka preferuar të qëndrojë e heshtur dhe madje ka injoruar totalisht ofenduesit.
Diçka e ka bërë që të ndryshojë qëndrim dhe me sa duket e ka pasur me ‘nge’ t’u përgjigjet thuajse një më një të gjithë komentuesve.
Pjesë e zhurmës së madhe tek –tuk ka qenë dhe nëna e Klaudias, Lumja.
Siç duken gjasat, ky debat nuk do mbuyllet asnjëherë, aq më tepër që si pjesë e lojës u bë aktive dhe ‘protagonistja’.
Diskutime rreth kësaj post