Të paktën 13 njerëz kanë vdekur pasi një anije peshkimi u përplas me një cisternë prej 336 tonësh pranë bregut të Koresë së Jugut.
Gjithashtu, nga përplasja rezultojnë edhe 2 persona të zhdukur, ndërsa autoritetet raportojnë se po vijon operacioni i kërkimit.
Varkë e peshkimit, Seonchang-1, mbante 20 pasagjerë dhe dy ekuipazhe, gjatë kohës së rrëzimit. Fotografia nga skena tregon anijen e përmbysur dhe zhytësit që vijojnë kërkimet.
Helikopterë të marinës dhe dhjetëra anije, morën pjesë në kërkim në jugperëndim të Incheon, pranë Yeongheung Island.
Shtatë persona u dërguan në spital për t’u trajtuar. Kapiteni i anijes së peshkimit ishte midis të zhdukurve, ndërsa nuk ka pasur lëndime të raportuara në bordin e cisternës së karburantit prej 336 ton.
Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap tha se përplasja ndodhi nëntë minuta pasi anija e peshkimit u nis nga bregu.
Diskutime rreth kësaj post