Të gjithë e mbajmë mend filmin “Unë, ti dhe Kasandra”, një realizim televiziv shumë i arritur dhe i vlerësuar nga të gjitha brezat për vet tematikën që përmban.
Nga gjithë ajo punë që është bërë për realizimin e këtij produksioni, është e vetkuptueshme që aktorit kryesor, do i duhet të sakrifikonte për këtë rol.
Neritan Liçaj ka qenë ai që ka luajtur rolin e Gentit, personazhit ku rrethohej ngjarja për të cilin a tregon se i është dashur të konsumojë hashash vetëm e vetëm të ndiejë atë që përdoruesit ndiejnë.
Po mesa duket organizmi i tij nuk e pranon, pasi siç na tregon Neritani duke qeshur, thjesht piu pak e ka nxjerrë zorrët dhe nuk ka pasur më ndërmend që ta provojë, asnjë moment të vetëm.
Megjithatë përveç provimit të hashashit, ai tregon se nuk ka qenë shumë e vështirë që ta realizonte atë rol në madhështinë e tij, pasi ishte një realitet që tashmë e jetonin.
“Të rinjtë intelektual ishin ata që kishin filluar ta pinin të parët dhe të ishin përdorues të rregullt, ndaj ishte një realitet i prekshëm. Shqipëria sapo kishte dalë nga ndrydhja dhe po mundohej të kopjonte botën perëndimore dhe kjo ishte një nga ato kopje”.
“Nuk është e në kohën e Enverit nuk kishte të droguar? Kishte, kishte, po ata thjesht nuk i linte sistemi që të njiheshin, i shtypte dhe kështu që e bënte një fenomen të panjohur”.
“Unë, ti dhe Kasandra” ka ardhur aq afër publikut sepse ishte diçka që po e përjetonim të gjithë si shoqëri, ndaj edhe ndikimi ishte më i madh dhe u përlqye aq shumë”. Marrë nga urbanusblog
Diskutime rreth kësaj post