Sa herë ju ka ndodhur të zgjoheni gjatë natës dhe të ndërroni vend, apo të mos gjeni më qetësi pasi partneri që keni në krah ose ndonjë pjesëtar i familjes gërhet?
Me siguri me dhjetëra herë pasi është një ndër shqetësimet më të përhapura në botë, sipas statistikave rreth 55% e popullsisë në botë gërhet.
Gërhitja, ose siç njihet në gjuhë mjekësore rankopatia, shkaktohet nga ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes, gjë që rrit shpejtësinë e kalimit të ajrit nëpër to. Kjo lëvizje e përshpejtuar krijon vibrime në fund të gojës dhe fytit, tingulli i të cilave është pikërisht gërhima që ne dëgjojmë.
Për fat të mirë ekzistojnë shumë mënyra për të parandaluar gërhitjen, por nëse jeni në kërkim të një metode efektive kjo eshte zgjidhja e duhur:
Për të përgatitur këtë pije ju nevojiten: 1 kokërr limon, 1 rrënjë xhinxher, 1 mollë, 1 karotë dhe 200 ml ujë. Lani fillimisht mollën dhe karotën, pastaj qërojini dhe kalojini ne frulator. Shtoni limonin, rrënjën e xhinxherit dhe vazhdoni përzierjen derisa masa të bëhet e ujshme.
Në fund bashkojeni me ujin e vakët dhe pijeni dy orë para se të flini. Acidi citrik që gjendet tek limoni eleminon toksinat që mblidhen në mushkëri dhe redukton mukozat nazale. Kurse ingredientët e tjerë përmbajnë vitamina A, C dhe E, antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore dhe analgjezike që çhelmojnë mushkëritë.
Diskutime rreth kësaj post