Fati i shumicës së botës lidhet me mbajtjen e dy blloqeve të akullit. Por ato tani janë gati të lëshojnë.
Ato quhen Pine Island dhe Thuaites dhe kanë nofkën “Akullnajat e Apokalipsit”: dy blloqet e akullit pak më të mëdha se Franca që veprojnë si një ndalesë për shumë nga akullnajat e Antarktidës, një sasi akulli që, nëse derdhet në oqeane, mund të ngrejë nivelin e detit me 3 metra dhe të fundosë të gjitha qytetet bregdetare të planetit.
Për këtë arsye, sqarimi i shpejtësisë dhe mënyrës si do të pësonin kolaps këto akullnaja, është një nga çështjet më të debatuara në kohët e fundit, brenda komunitetit shkencor.
Për të kuptuar këtë, shkencëtarët kanë gjurmuar të gjitha epokat gjeologjike që kanë shënuar historinë e planetit tonë dhe janë fokusuar në momentet e fundit të epokës së fundit të akullnajave, kur temperaturat globale ishin pak a shumë në nivelet aktuale. Ky krahasim zbuloi se, ashtu si po ndodh këto ditë, rreth 11.000 vjet më parë akullnajat e Pine Island Bay (zona e “Akullnajave të Apokalipsit”) janë shembur papritmas, duke përmbytur brigjet e botës.
Pjesa më e madhe e këtij shqetësimi në mesin e ekspertëve rrjedh nga hulumtimi i dy klimatologëve: Rob DeConto i Universitetit të Massachusetts dhe David Pollard i Penn State University.
Një studim që ata botuan vitin e kaluar ishte i pari që lidhte njohuritë e fundit mbi paqëndrueshmërinë e akullnajave detare, me zbulimet alarmante në Antarktidë. Të dy studiuesit kanë ardhur në përfundimin se vlerësimet e rritjes së nivelit të deteve për njëqind vjetët e ardhshëm janë kryesisht për t’u shqyrtuar.
“Modeli i Antarktidës rrit shanset e një shkrirje të vazhdueshme të akullnajave”, thotë një titull në revistën shkencore Nature.
Në vitin 2015, administrata e Obamës, në bashkëpunim me qeverinë britanike filluan të planifikojnë një program urgjent hulumtimi, me titull kuptimplotë “Sa, sa shpejt?” për të studiuar akullnajë Thuaites. Studimet në terren duhet të fillojnë në vitin 2018 dhe do të zgjasin rreth pesë vjet.
Diskutime rreth kësaj post