Ritmi i shpejtë i jetës na bën që shumë gjëra t’i anashkalojmë. Alarmi i orës na zgjon çdo mëngjes, por pse të mos e kthejmë “zgjimin e tmershëm” në një “zgjim erotik”?
Shkencëtarët thonë se njerëzit, të cilët fillojnë ditën duke bërë seks janë gjithmonë më të lumtur dhe më të shëndetshëm se ata që nuk bëjnë.
“Seksi në mëngjes liron oksitocin, hormonin e ndjenjës së mirë, i cili i bën çiftet të ndihen më të dashuruar dhe më të lumtur gjatë gjithë ditës”: thotë Debby Herbenick, autore e ‘Because It Feels Good’.
Seksi në mëngjes ju bën më të fortë dhe më të bukur gjithashtu. Seksi në mëngjes mund të forcojë sistemin tuaj imunitar për gjithë ditën duke rritur nivelet e IgA, një antitrup i cili ju mbron nga infeksionet.
Dhe së fundmi, seksi në mëngjes bën lirimin e kimikateve të cilat rrisin nivelet e estrogjenit, i cili përmirëson tonin dhe cilësinë e lëkurës dhe flokëve tuaj. Kështu që pse të mos bëni seks në mëngjes?
Diskutime rreth kësaj post