Deputeti socialist, njekohesisht minister ne kabinetin “Rama 2”, Pandeli Majko tha se hetimi i ekspertëve të huaj në Shqipëri si FBI mund të çojë në burg edhe politikanë.
Ai ka komentuar edhe situaten ku ndodhet me prokurorine ish ministri Saimir Tahiri duke thene se e ka vene ne pozite te veshtire qeverine.
Nje pjese e intervistes ne News24, emisioni Studio e Hapur
Në Shqipëri vërshojnë akuza për kanabizim, akuza ndaj zyrtarëve të lartë, në çfarë konteksti politik jemi?
Politika nuk është vetëm fjalë, por dhe akt. Tani që flasim, në godinën e Ministrisë së Shëndetësisë do të vendosen ekspertët e antikrimit, të FBI-së, e kështu me radhë. Në Perëndim mund të ketë shumë administrata që sillen si naive me Shqipërinë, një gjë e di shumë mirë, që administrata amerikane s’ka qenë asnjëherë naive në marrëdhënie me Shqipërinë, por ka qenë gjithmonë me një plan të vetin, i cili ka ecur gjithmonë përpara, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në Shqipëri. Ajo që mendoj unë si akt është që historia politike e Shqipërisë do të ketë një problem: raportin jo vetëm me sistemin e vet të drejtësisë, i cili do të rikualifikohet nga “A” te “ZH”, por dhe me një ekspertizë shumë gjakftohtë të FBI-së. A do të kemi ne si politikanë probleme nëse ato ekzistojnë? Sigurisht që do kemi. A do trokasë ndonjë politikan në dyert e burgut? Besoj se po!
Çfarë mendoni për akuzat ndaj Saimir Tahirit?
Do të ketë një proces gjyqë- sor që do të vërtetojë akuzat për ish-ministrin e Brendshëm dhe kolegun tim Saimir Tahiri nëse ai ka qenë bashkëpunë- tor në këtë histori.
Cila është ndjesia që ju lanë akuzat për Saimir Tahirin, kanabisi, Habilajt, Orest Sota, patentat etj?
Nga mënyra se si e trajtojnë mediat, më duket një film i jashtëzakonshëm që edhe një regjisor amerikan do ta kishte të vështirë ta realizonte. Një fakt i vërtetë është martuar me 100 të pavërteta dhe këtu humbet kufiri mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, dhe secili nga ne e ka shumë të vështirë të bëjë një dallim të qartë të asaj që ka ndodhur. Në politikë je i detyruar të ballafaqohesh me lloj-lloj procesesh, të jesh rrufepritës për gjëra që nuk do të doje as t’i dëgjoje, por ne jemi para një situate të tillë. Dua të flas si Pandeli e pastaj si deputet. Nuk kam pasur ndonjë miqë- si shumë të veçantë me Saimirin, por nëse ka pasur një gjë që më ka pikëlluar, ka qenë gjithë kjo histori, sidomos në PS e Tiranës, që Saimiri e ka drejtuar për 11 vjet, na ka vënë në një pozitë, njerëzisht, shumë të vështirë. As dua ta mbroj, as dua t’i vë këmbën në zverk tani që është në një ditë të vështirë. Besoj se më mirëkupton.
Besoni në pafajësinë e tij?
Këtë do ta them pasi të dëgjoj vendimin e Gjykatës.
Diskutime rreth kësaj post