Këto janë pamjet e frikshme kur një zetor është gjendur në rrjedhën e madhe të ujit në lumin e Kalasë në Delvinë, ku mësohet se po transportohej me zetor një djalë i ri i sëmurë.
Hipur mbi të kanë qenë 3 persona të cilët për pak sa nuk i ka marrë rrjedha e fortë e ujit. Personat e bllokuar dëgjon tek thërasin për ndihmë.
Ndërkohë në ndihmë të tyre kanë ardhur disa persona dhe policë, të cilët duke u kapur më njëri-tjetrin kanë mundur t’i nxjerrin nga zetori jashtë rrezikut të rrymës së fortë të shkaktuar nga reshjet e shumta.
Diskutime rreth kësaj post