Në ditën e sotme duket se shumë artistë tanë kanë arsye për të festuar.
Kjo ngase në familjet e tyre festohen ditëlindje, siç është rasti i Naim Abazit dhe Besnik Qakës, shkruan lajmi.net.
Por, përveç tyre edhe në familjen e Greta dhe Eni Koçit sot ka festë, nëna e tyre Afërdita feston ditëlindjen.
E në minuta e parë të kësaj dite, këngëtaret befasuan nënën e tyre duke i dhuruar një buqetë me trëndafila dhe disa dhurata të tjera.
“Ti je gjeja me shtrenjte me e dashur qe kam? Je ajo qe me ke dhene jete,edukim,dashuri dhe sot fale teje une ndihem krenare per cfare jam ?Edhe 100 Mami ?#iloveyou”, ka shkruar Greta mbi një fotografi në të cilën shihet një diplomë që ajo dhe Eni i dhuruan nënës së tyre për kontributin e dhënë si grua, nënë dhe bashkëshorte.
Diskutime rreth kësaj post