Deputeti i PS, Sadi Vorpsi, ka inspektuar sot zonën e Vorës që është prekur nga reshjet e dendura të shiut.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vorpsi shkruan se inspektimi është shtrirë në bizneset dhe familjet e banorëve.
“Me qytetarët dhe biznesin e Vorës, që sot kanë nevojë më shumë se kurrë për vemendje dhe ndihmë. Fale angazhimit të FA-ve, Policisë dhe bashkëpunimit me komunitetin, sëbashku do t’ia dalim për ta përballuar situatën e shkaktuar nga kushtet atmosferike” – shkruan deputet i PS teksa poston fotot e mëposhtme.
Nga ana tjetër, Vorpsi shprehet se Forcat e Armatosura, strukturat e Emergjencave Civile, Prefekturat dhe çdo instancë tjetër janë në krye të detyrës për sigurinë e jetës së shqiptarëve.
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq gjatë 24 orëve të fundit ndërsa edhe më herët deputetë dhe ministra janë shpërndarë në terren. /JavaNews/
Diskutime rreth kësaj post