Kane qene te shumte shoferet qe mbeten te bllokuar nje dite me pare ne autostraden Tirane Durres dhe shume prej tyre braktisen maminat në rrugë deri në orët e para të mëngjesit.
Ata thonë për ABC News se i telefonuan policisë, por akush nuk shkoi për t’i ndihmuar.
“Rreth orës 6 e gjysëm të pasdites dhe ishte stopuar trafiku dhe në një moment vërshoi komplet. Kishte dhe një stuhi me shi të menjëhershme dhe arriti uji deri në 1 metër. U detyruam abandonuam makinat. Nuk na ndihmoi asnjeri, ishte e pamundur…Njoftuam policinë, por siç duket ishin shumë të zënë. Unë jam larguar direkt, braktisa makinën dhe direkt jam kthyer për Tiranë, kam arritur pas 3 orësh në Tiranë nga ato rrugët dytësore. Më ndihmuan disa persona dhe…”.
“Thjesht erdhi lum i madh këtu në autostradë. Ndihmë s’patëm nga njeri, deri në 05:00 të mëngjesit unë s’pashë njeri që të vinte. Të paktën u ngroha te ai hoteli atje pa drita”.
“Në orën 6 e gjysëm doli uji këtej edhe ra shumë, u rrit niveli i ujit edhe ngelën. Nga Gjirokastra jam. Ja ai kamioni që ka ngelur i Gjirokastrës është”.
Diskutime rreth kësaj post