Një situatë e rëndë e përmbytjeve është në Urën Gjoles në Fushë Krujë.
Janë rreth 60 familje të përmbytura në këtë zonë ku niveli i ujit ka arritur mbi 1.5 metra.
Një grup xhirimi i Ora News ka ndjekur tre operacione evakuimi.
Në njërin prej tyre është shpëtuar dhe një fëmijë vetëm 1 vjeç. Pamjet janë vërtet rrënqethëse.
Këta banorë kanë humbur gjithçka kanë arritur ta ngrenë me mund për vite të tëra.
Ndërkohë ka nisur operacioni nga ajri i Forcave të Armatosura për t’u ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur në fshatrat Derven dhe Mallkuç të bashkisë Krujë.
Dy helikopterë të ushtrisë kanë fluturuar mbi banesat e këtyre fshatrave dhe pritet të marrë banorët të cilët janë ngjitur në çatitë e banesave të tyre.
Nga Korça janë evakuuar dy familje në Devoll dhe një në Kolonjë.
Po kështu janë evakuuar dhe tre salla bagëtish në Vithkuq dhe Lushnje.
Diskutime rreth kësaj post