Ka njerëz akoma që pretendojnë se duhet t’i lajnë dhëmbët një herë në ditë dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur që kjo herë të jetë në mëngjes. Nëse pyet veten a është zakon i mirë apo i keq i larjes së dhëmbëve vetëm një herë në ditë dhe nëse herë pas here fle gjumë pa i larë dhëmbët, ja cila është e vërteta sipas specialistëve.
Të lësh mënjanë larjen e dhëmbëve në darkë është një JO e madhe. Një dentist madje thotë se të shkosh në shtrat pa i larë dhëmbët është si të shkosh në shtrat me m… në gojë.
Kjo është një analogji ekstreme, por tregon se në darkë ke në gojë një shumicë të konsiderueshme bakteresh që janë grumbulluar aty nga ushqimi i ditës. Këto baktere krijojnë edhe shtresa njëra pas tjetrës duke sjellë më pas probleme me dhëmbët dhe mishrat. Mbeturinat që krijohen nga ushqimet përmbajnë shumë acid, i cili, siç dihet prish smaltin e dhëmbëve dhe çon deri në prishjen e rrënjëve dhe dëmtime të tjera.
Shoqata Dentare Amerikane rekomandon pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë dhe njëra prej këtyre herëve është para se të flesh. Larja e dhëmbëve eliminon bakteret dhe pengon shumë rreziqe që vijnë nga grumbullimi i tyre. Dentistët rekomandojnë larjen e dhëmbëve kur zgjohesh dhe para se të flesh.
Nëse e ke zakon të keq të flesh pa i larë dhëmbët ose je dembele, provo të mbash një fill dentar afër shtratit, ose një furçë dhëmbësh (të thatë, pa pastë). Është më mirë se asgjë.
Diskutime rreth kësaj post