Zbulohet identiteti i shqiptarit që drejtonte organizatën kriminalë në Breshia të Italis e cila akuzohet se trafikonte marijuanë nga Shqipëria dhe kokainë nga Holanda.
Shqiptari i arrestuar është Neroid Shuhani 38 vjeç, ndërsa krahu i djathtë i tij është një grua italiane e quajtur Daniela Boniotti 51 vjeç nga Breshia.
Mediat italiane raportojnë se pjesë e kësaj organizate të trafikut ndërkombëtar janë edhe 11 shqiptarë të tjerë, ndër të cilët janë identifikuar Luan Shuhani vëllai i drejtuesit, Neroid Shuhani dhe Robert Kasemi i cili është nipi i tij.
Gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar nga autoritetet italiane, u sekuestruan 2.7 ton marijuanë në një kamion në periferi të Romës dhe 3 kilogramë kokainë.
Marijuana trafikohej nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa kokaina nisej nga Holanda.
Media italiane shkruan se në total janë 12 shqiptarë të arrestuar dhe 4 italianë, ndërsa janë lëshuar edhe 4 urdhër-arreste të tjera.
Diskutime rreth kësaj post