Shtatori i ardhshëm nuk do ta gjejë më në Tiranë Ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin.
Sipas Exit.al që ka pyetur në Bruksel diplomatja kroate nuk ka arritur ta shtyjë me një vit kohën e qëndrimit të saj në Tiranë kështu që mandati i saj në Shqipëri do të përfundojë më 31 gusht 2018.
Sipas një letre që Shërbimi i jashtëm i Be ka dërguar thuhet se afati i fundit për aplikim për pozicionin e pasardhësit të Vlahutin në Shqipëri ishte më 20 shtator 2017.
Pra sipas gjasave tashmë ai është ne proces zgjedhjeje dhe do të jetë në Tiranë vjeshtën e ardhshme.
Diskutime rreth kësaj post