Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, ka qenë në gjyq përballë këngëtares shqiptare Anita Latifi, pasi kjo e fundit e kishte shantazhuar gjatë vitit 2013. Anita që është bërë e njohur pak vite më parë pasi mori pjesë në një “talent show” në Gjermani, i kishte kërkuar mesfushorit 250 mijë euro në këmbim që të heshtte për abortin e saj.
Gazeta “Bild” shkruan se Anita sot është përballur me akuza për shantazh nga lojtari turk në një gjykatë në Düsseldorf. Ajo raportohet se kishte bashkëpunuar me një gazetar, i cili kishte telefonuar këshilltarin e lojtarit të njohur për ta kërcënuar. Nëse ai nuk do të paguante shifrën, lajmi për abortin e fëmijës do të qarkullonte në të gjitha mediet.
Sipas akuzës, Anita nuk ka qenë shtatzënë, por se e gjitha e ka qenë një mashtrim. Gjatë marrjes në pyetje, gazetari dhe këngëtarja i kanë kundërshtuar të gjitha, por tashmë është thuajse e kryer që shqiptarja do të dënohet me burg. Calhanoglu e ka dhënë për herë të parë sot dëshminë gjatë së cilës ka thënë se gjithçka ka filluar në vitin 2013 kur ai ishte duke luajtur për HSV.
“Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë. Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam ruajtur”, ka thënë ai. Ndërsa lidhja mes tyre kishte përfunduar para fillimit të pauzës dimërore të Bundesligës. Procesi do ta ketë seancën e radhës më 20 dhjetor.
Diskutime rreth kësaj post