Erjona Sulejmani, bashkëshortja e deritanshme e Blerim Xhemailit, që pak ditë më parë deklaroi se do të ndahej nga ajo, pasi e kishte shfrytëzuar për t’u bërë e famshme, do të nxjerrë një libër.
“Së shpejti do të dalë në treg libri im dhe do të jetë përvëlues. Do të tregoj të gjithë sekretet dhe ato që ndodhin në dhomat e zhveshjes së Serisë A”, ka thënë ajo në emisionin “Non Solo Calcio”.
Për momentin nuk dihen shumë detaje nga ky libër dhe nëse në të përfshihet edhe ish-bashkëshorti i saj, Xhemaili.
Diskutime rreth kësaj post