Një fjalim i Enver Hoxhës në vitin 1982 është ripostuar sot në internet. Bëhet fjalë pikërisht për çështjen e pushtuesve gjermanë. “Lufta dhe revolucioni”, në radhë të parë çështje pushteti.
Më 15 shtator 1982, në sallën e Kuvendit Popullor, me rastin e 40-vjetorit të mbledhjes së Pezës, Enver Hoxha e deklaroi se lufta ishte çështje pushteti. Në fjalimin e gjatë, ndër të tjera, gjejmë edhe këto fjalë:
“Lufta Nacionalçlirimtare dhe revolucioni kishin për qëllim kryesor marrjen e pushtetit.
Fati i Shqipërisë varej se kush do ta merrte pushtetin. Pushtetin ishim të bindur se do ta merrte populli, nën udhëheqjen e partisë dhe të askujt tjetër.
Ne fituam duke luftuar të vetëm jo vetëm brenda vendit me aleatë të jashtëm, por me vigjilencë të madhe që asnjë këmbë e tyre të mos hynte këtu, në Shqipëri. Dhe ishte kjo një nga arsyet e fitores sonë të madhe.
Prandaj ta kuptojmë thellë rëndësinë e kësaj vepre të madhe të partisë sonë që nuk ishte e rastësishme, por e menduar mirë”.
Diskutime rreth kësaj post