Nëse policia do t’ju marrë patentën sepse keni shkelur rregullat, atëherë nuk do të keni më nevojë të paraqiteni nëpër Komisione për t’u njohur me masën e gjobës. Do të jetë efektivi rrugor që do të vendosë për gjobën e shoferit.
Mnistria e Brendshme po harton disa propozime në Kodin Rrugor për këtë çështje. Edhe vetë ministri Fatmir Xhafaj e ka paralajmëruar heqjen e komisioneve të Policisë Rrugore.
Nëse kaloni shpejtësinë e lejuar, psh, do të jetë Policia Rrugor që do të vendosë masën e gjobës si dhe kohën e pezullimit të patentës.
Këto ndryshime pritet të konkretizohen në fillim të vitit të ardhshëm, por pika më e rëndësishme që ka të bëjë me heqjen e komisioneve të Policisë Rrugore, do të kalojë nga Parlamenti, pasi duhet të miratohet nga ligjvënësit.
Diskutime rreth kësaj post