Lëkura e bananes mund të shërbejë si një hidratues mjaft i mirë për fytyrën tuaj sepse është e pasur me antioksidantë dhe ka veti anti-plakje.
Fërkoni dhëmbët me një lëkurë banane dhe për 15 ditë buzëqeshja juaj nuk do të jetë si më parë. Dhëmbët tuaj do të rrëzëllejnë.
Nëse lëkura juaj është e irrituar e skuqur apo me puçrra trajtojeni atë me tulin e marrë nga lëkura e bananes.
Qetëson pickimet e insekteve! Mjafton të vendosni lëkurën e bananes mbi lëkurë dhe pickimi nuk do të inflamohet apo të irritohet më tepër nga të kruarat.
Lëkura e bananes ka aftësinë gjithashtu të shkëlqejë materialin e lëkurës. Pastrim i çizmeve apo xhaketave të lëkurës me lëkurën e bananes do u rikthejë shkëlqimin dhe ngjyrën.
Diskutime rreth kësaj post