“Pse më shikon?” Kaq ka mjaftuar që agjenti i krimeve në komisariatin nr.1 të policisë në Tiranë, Ermal Bregu 33 vjeç, të mbetet i plagosur me armë zjarri.
Ai u qëllua me armë mbrëmjen e së martës, teksa ndodhej pranë një lokali në zonën e ish-Parkut të autobusëve, poshtë “21 Dhjetorit”.
“Gjithçka ndodhi në pak minuta. I kisha përballë dhe më thanë ‘Ça ke që shikon?’ Nga që e dinë që unë jam polic. Më fyen dhe më pas u grindem me fjalë”.
Janë këto fjalët e thëna para policëve nga i plagosuri Bregu paraditen e sotme.
Mësohet se të dyshuarit për ngjarjen janë identifikuar nga policia, e cila po punon për kapjen e tyre.
Kamerat e sigurisë së lokalit kanë fiksuar momentin e të shtënave dhe pamjet filmike janë sekuestruar nga policia, duke ndihmuar në identifikimin e autorëve të dyshuar.
Efektivi Bregu iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal në Spitalin Ushtarak, për shkak të plagëve të marra, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithçka ndodhi teksa 33-vjeçari ishte jashtë orarit të shërbimit, në lagjen ku ai jetonte.
Plagosja u shënuanë rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish-Parku i autobusëve përballë një lokali, ku punonjësi i policisë ka debatuar me dy banorë të lagjes dhe konflikti ka përfunduar me të shtëna arme.
Diskutime rreth kësaj post