Pjesa më e madhe e burrave nuk hyjnë në sallën e lindjes sepse kanë frikë. Disa e thonë troç dhe disa jo. Ka nga ata që s`e pranojnë frikën (çështje burrërie), por justifikohen se nuk durojnë dot ta shikojnë duke vuajtur gruan. Mbase edhe nuk durojnë vërtet dhe po i hyjmë kot në hak. Irgeni për shembull bën pjesë në grupin e atyre që s`do duronte dot.
Me humor tha: “E kam ndjekur hap pas hapi shtatzëninë, por s`kam qenë i pranishëm në lindje. Do bërtiste ajo, unë pastaj do t`i bërtisja doktorit, do acarohesha shumë”.
Disa veprojnë kështu e disa ashtu. Zgjedhja është personale. Ama i mbajmë mend mirë disa video nga të jashtmit kur burrit në sallën e lindjes i bie të fikët. Me kë do merren mjekët pastaj?
Diskutime rreth kësaj post