Big Mama tërë kohës është në lëvizje, sa në Tiranë sa në Prishtinë, dhe më në fund festa e flamurit atë e dërgoj në vendin e saj të lindjes Shkupin.
Në mes shumë njerëzve të saj të njohur dhe kolegëve ajo festoj pa u ndalur, ashtu se si është energjike e pa ndalshme.
Këngëtarja është tej mase aktive ne ‘Instagram’ janë të shumta imazhet dhe videot që publikon dhe këtë e bën me arsye, ajo së fundmi është pjesë e spektaklit ‘C’est la vie’ ku nga aty shkëput pjesë dhe ndan me ndjekësit e saj.
Big’u kishte deklaruar se në vjeshtën e këtij viti do martohej por kjo nuk ndodhi, dhe pa pritur ajo dha lajmin se është ndarë nga i dashuri edhe pse asnjëherë nuk u pa dhe nuk u ditë se kush ishte ai njeri që nuk bëri për zonjushën që është shëndërruar në një femër shumë joshëse.
Por kjo ndarje nuk u vu re të këngëtarja, vazhdoj normalitetin sikur të mos ndodhte asgjë. Për ditën e flamurit ajo festoj në Shkup dhe ai që u përkujdes për pamjen e saj ishte stilisti Armand Ramadani . Pas këtij kurimi të bukur, nuk harruan të shkrepin dhe një foto.
Diskutime rreth kësaj post