Policia e Shtetit ka zbardhur detaje ne lidhje me plagosjen e nje oficeri policie ne Tirane.
Sipas te dhenave zyrtare, punonjesi i policise Ermal Bregu 33 vjeç ka debatuar me dy banore te lagjet, tek ish-parku i autobuseve dhe njeri prej tyre e ka qelluar dy here me arme.
Njoftimi i Policise se Shtetit per plagosjen:
Informacion paraprak
Më datë 28.11.2017, rreth orës 19.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi E.B, rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.
Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B.
Shtetasi E.B., është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Diskutime rreth kësaj post