Një efektiv policie është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme te ish-Parku i Autobusëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, pranë një lokali, ndërsa polici i plagosur është Ermal Bregu.
Oficeri i policisë, pjesë e strukturës së hetimit të krimeve në kryeqytet është qëlluar në pjesën e barkut, ndërsa është dërguar në spital. Burime nga Spitali i Traumës raportojnë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Autori dyshohet se është fshehur në zonën e ish-Parku të Autobusëve, ndërsa forca të shumta kanë rrethuar zonën për ta arrestuar.Nga të dhënat e para dyshohet se autori është në moshë të re, ndërsa nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Ermal Bregut si oficer policie.
Diskutime rreth kësaj post