Pas kapjes nga policia greke të trafikanëve të gomones me 1.6 tonë drogë nisur nga Himara, mediat greke shkruajnë sot se në kërkim është një “bos i madh” i cili thuhet se është shqiptar dhe jeton në një vilë në bregdet.
Por nuk ka detaje te tjera per kete shqiptar. Nga hetimet greke ka dale se gomonia me roge kishte destinacion plazhet e Turqisë.
Tani policia eshte në kërkim të shqiptarit, që dyshohet si “big bossi”.
Hetimet e policisë kane zbuluar se mafia shqiptare krijoi organizatën me qendër në Athinë dhe me përfshiu në të grekë të njohur.
Ndërkohë, teksa publikohen të dhëna nga jeta luksoze e 63-vjecarit, thuhet se ai iku nga shtepia, mori dy pasaportat e tij, nje greke dhe nje italiane, pasi kishte studiuar e jetuar gjate ne Itali. Mori dhe nje valixhe me rroba dhe aq para sa ju gjenden dhe shkoi ne nje hotel ku dhe u kap. Greku i dyte i arrestuar eshte rreth te dyzetave, pronar i nje parkingu skafesh ne Porto Rafti.
Diskutime rreth kësaj post