Kompania telefonike “Telekom” Albania, ka shkaktuar një “furtunë” pakënaqësish në radhët e klientëve të saj, por dhe atyre që nuk kanë ende një numër me kontratë me ta! Së fundmi, kompania e telefonisë celulare më e vjetër në vend, është “masakruar” me komente nga ana e klientëve të saj, pasi ka publikuar një reklamë për telefonin e ri iPhone X, të cilin e ka hedhur në treg me vlerën 1.48 milion lekë.
Me që jemi në prag festash, kompania telefonike në vend që të bëj ofertë “dhuratë” klientëve të saj apo çdo qytetari që do të marrë një numër në “Telekom”, ka menduar më shumë t’i bëj një dhuratë të majme vetes, duke i trajtuar klientët e saj si të paditur dhe duke rënduar gjithmonë xhepat e tyre. Pse, do thoni ju?!
“Telekom” Albania është një kompani që operon në Shqipëri prej disa vitesh, pas privatizimit në vitin 2008 nga Deutche Telecom të “AMC” (krijuar në vitin 2000), por që punon gjithmonë jashtë ofertave të kompanisë. Pra nëse oferta e Deutche Telekom për numrat me kontratë për telefonin iPhone X është 399 euro, në Shqipëri kjo ofertë për klientët me kontratë nuk ekziston.
Madje, të vetmit përfitues të telefonave “dhuratë”, janë vetëm administratorët e kompanive private, që paguajnë çdo muaj disa numra me kontratë, shumë të tillë. Por edhe ata ankohen, se për një celular dhuratë, pasi kanë bërë kërkesën, duhet të presin minimalisht 2 muaj.
Le të kthehemi pak tek klientët që disponojnë një numër Telekom. Të gjithë shprehin pakënaqësi të mëdha kundrejt kësaj kompanie, për çmimet e kripura të saj.
Kompania celulare si duket paska ngelur mbrapa, pasi nuk e ka kuptuar ende se shqiptarët janë të pajisur të gjithë me internet në shtëpi, ndaj gabojnë kur i “paragjykojnë”. Një aparat celular në dyqanet e “Telekom” në vendin tonë, shitet edhe më shtrenjtë se në të gjithë dyqanet e filialeve të saj në Europë, duke marrë parasysh se çmimi i aparatit për këto filiale ka vlerë më të lartë, sepse dhe tarifa doganore është disa herë më e lartë se ajo e Shqipërisë.
Kulmi i ankesës arriti, kur një klient i “Telekom” Albania u ankua në redaksinë e Tellalli.al, se kompania i bëri ofertë vetëm pasi kërkoi shkëputjen e parevokueshme prej saj, si operator të cilin e paguante prej vitit 2000 (viti i futjes në treg të “AMC”):
“Reagimi i kompanisë së telefonisë celulare, me të cilin kisha një kontratë rreth 17 vjeçare, prej momentit të krijimit të saj, ishte vërtetë për të vënë duart në kokë. Telekom, kërkoi të më bënte një përgjysmim të ofertës mujore, vetëm pasi në zyrat e saj, shkoj një kërkesë e imja nga një operator tjetër, për të shkëputur çdo marrëdhënie me të, por duke mbajtur numrin aktual. Nëse doni të përgjysmoni ofertën tuaj mujore, paraqituni pranë një konkurrenti të kompanisë dhe plotësoni një formular për të ndryshuar operatorin e telefonisë, pas 2-3 ditësh kompania juaj e vjetër do mundohet t’iu josh sërish duke ju përgjysmuar ofertën mujore, që mos ta ndiqni si veprim. Mu duk çmenduri dhe i fyer nga kjo metodë e shëmtuar nuk pranova të qëndroj më me Telekom!”, tha qytetari i indinjuar./Tellalli.al
Diskutime rreth kësaj post