Një grua ka mësuar se burri i saj nuk bën fëmijë. Ajo thotë se ëndërron të ketë fëmijë, por burri dhe familja e tij ja kanë fshehur të vërtetën, derisa kunati i ka rrëfyer gjithçka.
“Kam marrë vesh se burri im nuk bën fëmijë dhe ndihem shumë keq.
Jam një zonjë e re nga Shkodra dhe burrin e kam marrë me prezantim.
Më herët kam qenë e fejuar 5 muaj, por u ndava sepse ai pinte shumë alkool.
Me burrin që kam sot kam 2 vite dhe shkojmë mirë në përgjithësi.
Por fëmija nuk po vjen dhe unë insistoja të vizitoheshim. Por edhe burri edhe vjehrri me vjehrrën e anashkalonin këtë temë me idenë se fëmija vjen surprizë.
Derisa një ditë isha vetëm në shtëpi me kunatin e vogël, i cili është djalë shumë i mirë dhe i sinqertë.
Në muhabet e sipër duke parë një emision ai thotë se burrin im kur ka qenë i vogël ka kaluar një problem shëndetësor e fëmijë s’do të bëjë dot pa ndodhur ndonjë mrekulli.
Si the, i thashë. Ai i shkreti mbeti sepse i shkoi goja.
Fola me burrin edhe më tha që kunati ja fut kot. Por jam në ankth, kemi humbur kohë.
Se vitet po ikin e fëmija s’po vjen. Me u vizitu nuk po pranon. Nuk di si t’ja bëj…unë familjen pa fëmijë nuk e imagjinoj dot.”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post