Mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe lëvizjet abuzive të këmbësorëve nëpër kryqëzime duke mos respektuar semaforin po kthehen gjithmonë e më shumë në një rrezik të shtuar dhe potencial për viktima dhe të plagosur rëndë sipasoë e përplasjes nga makinat apo motorcikletat.
Në këtë video janë pamjet e një aksidenti tragjik të ndodhur në mes të kryeqytetit tek zona e “9 katsheve” ku kalimi me semafor të kuq për këmbësorët i ka kushtuar jetën një 71 vjeçari.
Ka qene ora 09 e 02 minuta shumë qytetarë po prisnin në semafor për t’u hapur jeshilja 71 vjeçari L.Ç ka guxuar shumë me dorën e majtë në xhep dhe me tjetrën mbante disa letra me vrap ai ka hyrë mes përmes rrugës për të kaluar në anën tjetër. Por pa mbërrritur në fund të rrugës është goditur nga një makinë tip “Toyota Yaris” që drejtohej nga një 38 vjeçar.
Diskutime rreth kësaj post