Një shqiptar eshte arrestuar nga Policia italiane teksa ka qene ne momente intime me gruan e tij.
36-vjecari nga Kosova, i quajtur Bujar Ademi, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej 10 nëntorit të vitit të kaluar nga gjykata e Perigueuc në Francë për trafikim të lëndëve narkotike.
Ai ra në gjurmët e policisë pas përqendrimit të hetimeve tek të afërmit dhe miqtë, ku 36 vjeçari kishte fluturuar nga Franca për në aeroportin Marco Polo në shoqërinë e tyre.
Rreth një orë e gjysmë pas mbërritjes së tij në Itali, dhe pas disa xhirosh në rrugën Piazzale Roma, gruaja mbërriti në sheshin përballë Shën Lucias ku, pas pritjes disa minuta, ai vrapoi drejt hyrjes së stacionit duke përqafuar atë.
Në ato momente efektivët e policisë e kanë rrethuar duke bërë të mundur kështu kapjen e tij. Gjatë kontrollit policia gjeti një biletë treni dhe një pasaportë të lëshuar nga autoritetet shqiptare, që rezultoi të ishte e falsifikuar.
I arrestuari u dërgua në burgun e Santa Maria Maggiore.
Diskutime rreth kësaj post