Dashi
Do ndiheni më të lumtur se kurrë sot në krahët e atij që dashuroni. Të dy do i shprehni ndjenjat dhe do jeni të gatshëm të bëni edhe ndonjë çmenduri për të përjetuar emocione të reja. Për beqarët është momenti ideal për të filluar një lidhje. Pranojini ftesat që do ju bëhen. Sektori i të ardhurave do jetë përgjithësisht i stabilizuar.
Demi
Ditë përgjithësisht e qëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni në të njëjtin mendim për gjithçka dhe do hidhni edhe hapa më tej. Edhe ata që kanë pasur një lidhje problematike do ndihen disi më të qetë. Beqarët as sot nuk do kenë fat ta gjejnë personin e ëndrrave. Në planin financiar mos shpenzoni shumë.
Binjakët
Do e ngrini në piedestal partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite, por në orët e mbrëmjes do zhgënjeheni jashtë mase prej tij. Beqarët do jenë mjaft joshës dhe do marrin shumë propozime. Më në fund do e kenë edhe ata mundësinë të krijojnë lidhjen e ëndërruar. Në planin financiar do jenë të shumtë planetët që do ju ndihmojnë.
Gaforrja
Jo gjithçka do shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj dite dhe debatet do jenë të pafundme. Kujdes me ato që do thoni dhe veprimet që do bëni. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse të cilat mund të përfundojnë edhe në martesë. Me paratë nuk do e keni punën shumë mirë.
Luani
Do e prekni partnerin/en në pikën e tij më të dobët dhe kjo do ndezë mosmarrëveshje dhe debate të shumta. Pranojeni që keni gabuar. Ata që janë beqarë nuk duhet të nguten të krijojnë menjëherë një lidhje. Ka kohë për gjithçka. Në planin financiar situata mund të përkeqësohet.
Virgjëresha
Edhe nëse do keni disa debate në jetën tuaj në çift sot duhet të tregoheni të duruar dhe të mos hidhni hapa të nxituara. Gjithçka mund të rregullohet nëse keni besim. Beqarët nuk do jenë aspak në humor për të kërkuar princin e kaltër dhe do mbeten sërish vetëm. Situata financiare do fillojë të konsolidohet. Do i menaxhoni me kujdes të ardhurat.
Peshorja
Sot do jeni të bindur për atë që doni të bëni në jetën tuaj në çift dhe do hidhni hapat e duhura. Mund të mendoni edhe për një lidhje më serioze. Beqarët do jenë specialistë në fushën e dashurisë dhe do e bëjnë për vete këdo që do pëlqejnë. Në planin financiar situata do jetë e kënaqshme.
Akrepi
Në planin sentimental do ketë disa probleme të vogla gjatë kësaj dite. Nuk do jeni shumë në humor dhe për çdo gjë do debatoni me partnerin/en tuaj. Për beqarët do jetë një ditë më e favorshme dhe emocionuese. Do takoni persona me të vërtetë të veçantë. Në planin financiar mos prisni që situata të rregullohet si me magji, përpiquni edhe vetë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do e keni shumë të vështirë të mbani një klimë harmonike në jetën tuaj në çift. Përkundrazi do debatoni mjaft me partnerin/en dhe nuk do bini dakord për asgjë. Beqarët do e kenë të vështirë edhe sot ta gjejnë personin e duhur. Urani do jetë planeti që do ju ndihmojë në planin financiar dhe do stabilizojë të ardhurat.
Bricjapi
Lidhja në çift do jetë më e mirë se disa ditë më parë. Do e respektoni mendimin e tjetrit dhe do pranoni herë pas here të hapni rruge. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje të mëdha do kenë një ditë më pozitive. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër sepse mund të takojnë princin e kaltër. Financat do jenë të qëndrueshme.
Ujori
Do jeni më të privilegjuarit e kësaj dite ju të dashuruarit. Do flisni më hapur me personin që keni në krah dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do kenë shumë takime, por skepticizmi nuk do i lërë të hedhin hapa më tej. Financat do jenë në një situate mjaft delikate. Kujdes.
Peshqit
Ditë plot diell kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i shtoni edhe dozat e komunikimit dhe lidhja do ecë në rrugën e duhur. Beqarët do jetojnë me shpresë deri në momentin e fundit, por nuk do arrijnë ta gjejnë sot atë që kanë ëndërruar. Në planin financiar do ju duhet të tregoheni më të matur.
Diskutime rreth kësaj post