Del video e shpërthimit me tritol.
Ditën e sotme një makinë tip fuoristradë u hodh në erë me lëndë plasëse, ndërsa ishte në lëvizje në qytetin e Vlorës, pranë degës së Sigurimeve Shoqërore.
Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Makina që shpërtheu drejtohej nga 25-vjeçari Ines Hajrulla, i cili është djali i një biznesmeni në qytetin bregdetar.
I riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe mjekët thonë se ka marrë plagë të rënda.
Kurse dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët.
Pas shpërthimit, automjeti tip fuoristradë është përplasur me një automjet të parkuar aty pranë. Pamjes nga vendi i ngjarjes janë tmerruese.
Diskutime rreth kësaj post