Pak minuta më parë, 2 automjete të eskortës që shoqëronte kryeministrin Edi Rama dhe një automjet tjetër u përfshinë në një aksident rrugor në hyrje të Korçës.
Mësohet se nga aksidenti jane plagosur 3 gardistë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Të lënduarit janë:
Ervin Musai (Gardist)
Klodian Llaka (Gardist)
Shkëlqim Pojana (shofer i makinës Honday)
Bëhet me dije se në momentin e aksidentit, makina ku ndodhej kryeministri Rama kishte hyrë në Korçë, ndërsa makinat që janë përfshirë në aksident ishin pas tij.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mblidhen për dy ditë, më 27 dhe 28 nëntor në mbledhjen e katërt të përbashkët që do të mbahet në Korçë.
Diskutime rreth kësaj post