Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Zona Gol”, presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, u është përgjigjur disa pyetjeve të shpejta, ku ka rënë në sy ajo e gjyqtarëve të ndeshjeve. Ai ka preferuar Enea Jorgjin, gjyqtarin që i hoqi titullin kampion nga duart, para Lorenc Jeminit. Në vijim, pyetje përgjigjet e Takajt…
Kalimin e grupeve në Europa League apo të marrësh pjesë në Ligën e Kampioneve?
“Grupet e Champions i kemi shumë merak. për ta dëgjuar muzikën e kemi dëgjuar, por tani duam të futemi brenda”.
Tiranën apo Korçën si qytet?
“Korça është qytet shumë i mirë për një ekip futbolli, ka qetësinë që i përshtatet Skënderbeut”.
Fakiç apo Qormemeti?
“Janë të dy të ndryshëm, njëri drejtor, tjetri menaxher. Të dy bashkë bëjnë një person shumë të fortë”.
Fitorja ndaj Sporting Lisbonës apo me Dinamon e Kievit?
“Me Dinamon e Kievit”.
Mesi apo Ronaldo?
“Mesi”.
Gjicin apo Demin?
“Gjicin po zgjedh”.
Jemini apo Jorgji?
“Jorgji”.
Duka apo Armando? Presidenti apo si person?
“Armando, si person”.
Josa apo Daja?
“Nuk mund të jap përgjigje se janë natyra të ndryshme. Tipa të ndryshëm e filozofi të ndryshme, të dy shumë të suskesshëm, të dy të mirë për mua. Nuk di t’i vlerësoj”.
Shkëmbi apo Shehi?
“Janë dy kapitenët e Skënderbeut, unë nuk i kam marrëdhëniet personale shumë të forta. Kapitenët unë i vlerësoj e respektoj, nuk mund të flas”.
Diskutime rreth kësaj post