Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri, e cila ka jetuar për 7 vite në Greqi, ka thënë se e ka pasur të vështirë të bëjë karrierë në këtë vend, për shkak se ishte shqiptare.
“Nuk arrita atje ku duhet, sepse të qënit shqiptare më penalizoi, sepse nuk bëja dot karrierë.
Në këtë pikë duhej gjithmonë të fshihesha që isha shqiptare, gjë që nuk e bëja dot…” ka thënë ajo për emisionin “Prive”.
“Falë talentit dhe zërit tim arrita të këndoj nëpër skenat më të mëdha dhe me këngëtarët më të mëdhenj.
Por që të bësh aty një diskografi dhe diçka tjetër, e para duhet të jesh shumë e pasur dhe e dyta duhet të kalosh nëpër shumë krevate, kështu që unë nuk e pata dot këtë mundësi.
Ndoshta nëpërmjet karrierës sime në Shqipëri, ndoshta në të ardhmen bëhem e famshme dhe ashtu siç dua unë, jo ashtu siç duan ata “, ka thënë më tej ajo, që prej disa kohësh tashmë është kthyer në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post